Politike

“Jemi në mes të 4 rrugëve, pa çati”, Rama debat me qytetaren: Je në hotel, nuk kam shkop magjik të ngrija të gjitha s

17 Dhjetor 2019, 10:40 Nga DOSJA
“Jemi në mes të 4 rrugëve, pa çati”, Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me të prekurit nga tërmeti në zonën e Durrësit. Nuk ka munguar edhe një debat mes tij dhe një qytetarje, e cila i kërkoi që të hynte sa më shpejt në banesën e saj, e cila ka pësuar dëme nga lëkundjet e 26 nëntorit.

Gjatë debatit, kryeministri Edi Rama i theksoi se gruaja nuk ishte në mes të 4 rrugëve por e akomoduar në hotel. Ai i theksoi asaj se nuk kishte shkop magjik për që të ngrejë menjëherë të gjitha kolonat e pallateve.

REPLIKAT

Qytetarja: I kemi shtëpitë ç’a të të them, kemi ca kollona që janë të dëmtuara, do ngelem mes katër rrugëve

Rama: Mes katër rrugëve nuk je ti se je në hotel.

Qytetarja: Po le të jëm, ja deri në 1 janar jam, po pastaj ku do vete. Jemi pa çati, pa ombrellë

Rama: Kjo nuk është mes katër rrugëve

Qytetarja: Sa andej sa këtje, nuk jem itë mbledhur si familje, vjehrrin e kam të sëmurë nuk del fare. Na ka ikur jeta nuk e di. Po të ishte për ashtu le të na kishte marrë të gjithëve zoti, jo kështu ca i ndau e ca i la.

Rama: E para e punës nuk i mori të tërë, se ka të tjerë që i çaun me autokolona në botën tjetër.

Qytetarja: E di.

Rama: Ja pra që këtu fillon

Qytetajra: Dhe pa ombrellë nuk rrihet.

Rama: Le ombrellën, se po të ishte larg qoftë si për të tjetër, do qaje e do thoje pse nuk më mori dhe mua.

Qytetajra: Më mirë të më kishte marrë, nuk rrieht pa shtëpi.

Rama: Më dëgjo mua më dëgjo. Qetësohu dhe më dëgjo deri në fund. Përqafo fortë këta që ke. Obrellat shkojnë e vijnë, njërëzit po ikën nuk vijmë më. Këtu nuk je pa ombrellë, por je më gjithë të mirat. Tre shtylla ai e tre ai, bëhen miliona shtylla dhe të gjithë duan t’u zgjigjet halli, por unë nuk kam shkop magjik, se po të kisha do i kisha rënë më shkop magjik dhe do i zgjidhja të gjitha. Po bëjmë të gjitha inspektimet, këto janë mundësinë dhe 24 orë ka dita. Unë punoj 22 orë në ditë. Do presësh dhe nuk do paguash ti asgjë, do i bëjmë ne. Nga 1 janari nuk do ikni në mes të katër rrugëve, por nuk do rrini mes katër rrugëve, por do u japim lekët dhe do rrini me qira.

Kyeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka takaur banorët që strehohen në hotele. Rama gjatë takimit ka takuar banorët, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. Kreu i qeverisë u ka dhënë premtimin se ata do të jenë gjithmonë në vëmendjen e shtetit deri në zgjidhjen e situatës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama debat me qytetaren në durrës rama në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama debat me qytetaren në durrës rama në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll