Politike

Dëmet nga tërmeti/ Bashkia Lezhë miraton bonusin e qerasë për 160 familje, Ndreu: Së shpejti nis shembja

17 Dhjetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti/ Bashkia Lezhë miraton bonusin e qerasë

Lezhë- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar bonusin e qerasë për 160 familjet e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Pjerin Ndreu  deklaroi se  shumë shpejt do të përfundojë edhe vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

‘Faza e verifikimit është ende në proces dhe do të vijohet. Brenda kësaj jave do të kemi vlerësim përfundimtar për statusin e banesave për të cilat është bërë ankimim dhe do të vendoset për shembjen e disa objekteve. Ne për këtë do të thërrasim sërish këshillin bashkiak për të marrë vendimet përkatëse’, tha Ndreu.

Nga Bashkia Lezhë u vendos që për apartamente 1+1 do të paguhet 12 mijë e 600 lekë, për apartamentet 2+1 15 mijë e 400 lekë, ndërsa për apartamentet 3+1 20 mijë e 400 lekë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pjerin ndreu tragjedia e 26 nentorit 2019 pjerin ndreu tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll