Politike

‘Ligjet’ miratojnë në parim paketën Anti-Shpifje, asnjë reflektim në draftin final, Kuvendi e kalon për votim më 19 dhjetor

Kjo paketë, e kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe një sërë organizatash të rëndësishme ndërkombëtare që mbrojnë fjalën e lirë, do të votohet më 19 dhjetor në Parlament.
Featured image of article: ‘Ligjet’ miratojnë në parim paketën Anti-Shpifje, asnjë reflektim në draftin final, Kuvendi e kalon për votim më 19 dhjetor Komisioni i Ligjeve
Përditësuar:

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje. Kjo paketë, e kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe një sërë organizatash të rëndësishme ndërkombëtare që mbrojnë fjalën e lirë, do të votohet më 19 dhjetor në Parlament. Paralelisht me këtë zhvillim, gazetarët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.  Në draftin përfundimtar, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me dy projektligjet e shumë-debatuara, që i japin AMA-s një fuqi të barabartë me atë të një gjykatë, por edhe sanksionet e tjera, që janë gjoba në vlerën 10 milionë lekë të vjetra, apo ekzekutimi i gjobës, para vendimit të Gjykatës.

Ndryshimi më i ndjeshëm është ai për zgjedhjen e Këshillit të Ankesave, ku sipas socialistes Klotilda Bushka, anëtarët e Këshillit do të zgjidhen me konkurrim , por AMA do të jetë ajo që përcakton kriteret. “Nisur nga ndjeshmëria e grupit të interesit, që ka pasur ankesa për pavarësinë e Këshillit e Ankesave, sesa i pavarur do të jetë ky këshill, për sa kohë që ai krijohet nga AMA. Kemi vlerësuar, që Këshilli i Ankesave garanton pavarësi, kemi sugjeruar, procedurës e anëtarëve të Këshillit, çka do të thotë që AMA do të hapë një konkurs.”,-tha Bushka.

Ndwrkohw qw kryetari nw ikje i AMA-s, Gentian Sala, ka sugjeruar qw anwtarwt e KA-sw, qw me kwtw projektligj do tw merren me ankesat e qytetarwve qw do tw ankohen pwr portalet, tw jenw specialistw tw gazetarisw me 10 vite eksperiencw e lart.

“Duhet të ndryshohet sesi është konceptuar Këshilli i Ankesave, është specifikisht me gazetarë me 10 vite eksperiencë, nuk duhet të futet persona me profesione të tjera.”, -tha Gentian Sala, kryetari i AMA-së.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Projektligji për paketën anti-shpifje (Klikoni këtu për të lexuar draftin e plotë)

 

 

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment