Politike

Rama për paketën anti-shpifje: Po e lexoni gabim, doni të prekni dinjitetin e njerëzve në portale, e kemi konsultuar me OSBE-në

Në mediat sociale Rama shkruan se ata që flasin kundër ligjit, ose e kanë lexuar gabim ose duan të prekin lirishtdinjitetin e çdokujt në portale e Facebook. Më tej në reagimin e tij shton se paketa është konsultuar nen për nen me OSBE-në dhe do të miratohet siç është në Kuvend.
Featured image of article: Rama për paketën anti-shpifje: Po e lexoni gabim, doni të prekni dinjitetin e njerëzve në portale, e kemi konsultuar me OSBE-në Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me paketen anti-shpifje, e cila është propozuar nga qeveria që ai drejton dhe duket se do të miratohet të enjten në Kuvend, pasi sot në komisione është miratuar në parim. 

Në mediat sociale Rama shkruan se ata që flasin kundër ligjit, ose e kanë lexuar gabim ose duan të prekin lirishtdinjitetin e çdokujt në portale e Facebook. Më tej në reagimin e tij shton se paketa është konsultuar nen për nen me OSBE-në dhe do të miratohet siç është në Kuvend.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin😊”, shton në fund.

POSTIMI I PLOTË

Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin😊

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment