Politike

“Armik i PS-së dhe bamiresia të shkruhet për vepër penale!" Jamarbër Malltezi: Kam dhjetëra vite që jap para, shërbëtorët e Ramës e shënuan në akt-akuzë

Malltezi thotë se ka dhjetra vite që bën bamirësi dhe shton se kurrë nuk i është mburrur askujt. Ai thotë po ashtu se prokurorët, shërbëtorët e Ramës siç i cilëson ai, i kanë shkruar bamirësitë si akt-akuzë, si të jenë vepër penale.

14 Shtator 2024, 13:28 Nga M.B
“Armik i PS-së dhe bamiresia të shkruhet për vepër
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Dhëndri i kreut të Partië Demokratike, Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish lidhur me akuzat ndaj tij në dosjen e SPAK. Malltezi thotë se konsiderohet si armik i Partisë Socialiste dhe se bamirësia shkruhet për të vepër penale. 

Malltezi thotë se ka dhjetra vite që bën bamirësi dhe shton se kurrë nuk i është mburrur askujt. Ai thotë po ashtu se prokurorët, shërbëtorët e Ramës siç i cilëson ai, i kanë shkruar bamirësitë si akt-akuzë, si të jenë vepër penale. Ai shton se ata publikojnë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para.

"“Armik i Partise Socialiste” - dhe bamiresia te shkruhet per veper penale 
Ka dhjetëra vjet që bëj bamirësi dhe jap zekatin rregullisht. Në respekt të parimit “Kur jep dora e djathtë nuk duhet t’a dijë dora e majtë” kurrë nuk i jam mburrur askujt dhe kurrë nuk e ka ditur as babai im.

Vjen dita kur shërbëtorët politikë të Edi Ramës, prokurorja e bandave të Elbasanit e promovuar nga Taulant Balla, jo vetëm që i shkruan bamirësitë e mia për çdo vit në një akt-akuzë sikur janë vepër penale, por publikoknë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para!

Turp dhe trishtim! Bamirësia qenka vepër penale! Ata që marrin ndihmë financiare nga “Armiku i PS” ju duhet publikuar emri si të jenë me biografi të keqe! Palaço të këtilla nuk kishim parë gjë akoma! Tek fëlliqësia e Millonait dhe Krajës dalin fytyrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Soros apo Yurit", thotë Jamarbër Malltezi.

jamarber malltezi

Sondazh

Poll