Politike

Nënshkruhet Konventa e Hagës për njohjen e vendimeve gjyqësore shqiptare në shtetet anëtare

Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate.

14 Shtator 2024, 11:29 Nga M.B
Nënshkruhet Konventa e Hagës për njohjen e vendimeve
Moment nga firmosja

TIRANA- Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare. Ky cilësohet si një hap i rëndësishëm që garanton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore shqiptare në të gjitha shtetet anëtare.

Konventa vendos një gurthemel në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate.

hage

Sondazh

Poll