Politike

Arsimi/ Berisha: Rama të lexojë studimet e bashkëshortes për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri, do të kapë kokën me duar

Berisha tha se 8 vitet e Rilindjes në qeverisje, janë 8 vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla, sipas tij, zbriti me 62 pikë në matematikë.

13 Shtator 2024, 20:40 Nga M.B
Arsimi/ Berisha: Rama të lexojë studimet e bashkëshortes për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama kalon shkollë më shkollë për të përmirësuar imazhin e tij dhe se 47 përqind e fëmijëve të këtyre institucioneve, nuk kanë ushqimin që u nevojitet. Berisha tha se 8 vitet e Rilindjes në qeverisje, janë 8 vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla, sipas tij, zbriti me 62 pikë në matematikë. Ai shtoi se kryeministri duhet të lexojë studimet e bashkëshortes së tij, Linda Ramës, për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri me projektet e PNUD.

Pjesë nga fjala e Berishës:

A e din ti Edi Rama se 18 përqind e vogëlushëve janë me dy vakte ose një vakt në ditë? Po pse? Se vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Lubia vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Korba e Kovidit vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Linda e Arsimit ndërtoi vilën vetëm duke vjedhur. Ju u vidhni edhe fëmijëve kafshatën, ju jeni raca më çnjerëzore. A me din ti Edi Rama që kalon nga shkolla në shkollë për të përmirësuar imazhin tënd, se 47 përqind e fëmijëve nuk kanë ushqimin që u nevojitet?

A e din apo jo se në këto vite, një përpjekje e madhe që u bë për cilësinë e arsimit, u përmbys si në asnjë vend tjetër të planetit? Po ty këto, as që të shqetësojnë fare se ti ke vetëm një hall, pasurimin tënd i pangopur duke vjedhur fëmijët e atyre prindërve. A e din ti që në 8 vitet e Rilindjes, nuk po them se janë tetë vitet e vdekjes, po janë tetë vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla e atyre vogëlushëve ku shkon ti, zbriti në mënyrë të tmerrshme me 62 pikë në matematikë, e cila është shtyllë kryesore e arsimit në botë?

Po mendimi krijues i nxënësve? Zbriti në fundin e botës. Po ti nuk ke ndjenja. Po ti duhet të kishe turpin më të madh të paraqitesh në derën e një shkolle. Edi Rama, lexoji pak studimet e Linda Ramës për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri me projektet e PNUD. Lexoji se i ke në familje. Po t’i lexosh ato, do kapësh kokën me dorë. Po ty nuk të bëjnë përshtypje. Sepse ai që vjedh, ai justifikon gjithçka. Atij të tjerët nuk i bëjnë më përshtypje, i duken normale.

sali berisha

Sondazh

Poll