14 Shtator 2024, 11:00
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalet me shkeljen e ligjit. Vangjeli denoncoi sot 57 kontrata publike tenderash që Veliaj, sipas saj, në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.
Pasi paraqiti dokumentet, Vangjeli tha se Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të një personi të dënuar apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve (pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin), i jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.
Kësaj rradhe denoncojmë 57 kontrata publike tenderash që Veliaj në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.

Subjekti i parë Regli shpk me administrator dhe pronar në shtetas të dënuar nga gjykata me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve për një tender me objekt: “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.


Subjekti i dytë “MC Catering shpk” në pronësi të personit të dënuar përmendur më lart deri 2012 dhe aktualisht në pronësi të djalit të tij.

Subjekti i tretë që ka ndërruar 3 herë emrin aktualisht “Eagle Cons shpk” ( ish Eglenti shpk , ish 2 Binjaket) në pronësi të vajzës së të dënuarit.
Kompania e kapur në vjedhje me tender në 2018 për të cilën u dënua administratori njëherësh pronari i saj, nuk e ka penguar Erjon Veliajn të lidhë këto kontrata:

Sipas Open Corporates Albania, Regli shpk në bashkëpunim me “MC catering shpk” përfituan 14 kontrata me vlerë totale 3 milion euro pa tvsh;

“Regli shpk” në bashkëpunim me “MC catering shpk” dhe “Eglenti shpk” përfituan 9 tendera vlera totale 2.3 milion euro pa tvsh;

“MC catering shpk” i vetëm 23 procedura total 1.4 milion euro;

“Eglenti shpk” i vetëm 11 procedura vlera total 489 mijë euro.
Kështu pra, Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të të dënuarit apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin, i jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.

Në shkelje të ligjit për prokurimin publik të kohës neni 45 pika 1/b si dhe vkm për rregullat e prokurimit publik neni 15.

9
8
7
6 1024x487
5
4
3
2
1
Politike
14 Shtator 2024, 10:20
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku...
Politike
14 Shtator 2024, 09:56
M.B
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW
TIRAN...
Politike
13 Shtator 2024, 20:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje p...
Politike
13 Shtator 2024, 20:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka bërë një den...
Politike
13 Shtator 2024, 20:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama kalon shkollë më shkollë për ...
Politike
13 Shtator 2024, 20:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, sipas tij, i diskredituar në shkall&eu...
Politike
13 Shtator 2024, 20:13
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Në Shqipëri Delegacioni i BE-së e konsideroi sot "një hap jo në drejtimin e duhur", vendimin e parlamentit...
Politike
13 Shtator 2024, 19:43
M.B
Helikopteri
TIRANA- Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një flu...
Politike
13 Shtator 2024, 18:15
M.B
Charles Michel, Olaf Scholz, Edi Rama, Ursula Von der Leyen dhe Andrej Plenkoviç
TIRANA- Media gjermane Der Spiegel i ka dedikuar një arrt...
Politike
13 Shtator 2024, 18:08
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar sot pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdë...