Politike

Berisha drejtuar Ramës: Do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës

Berisha tha se Rama përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkolla, por, sipas tij edhe me frikën që u mbjell mësuesve.

13 Shtator 2024, 20:24 Nga M.B
Berisha drejtuar Ramës: Do të mbetesh shkatërrimtari më i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, sipas tij, i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në një shkollë tjetër. Berisha tha se Rama përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkolla, por, sipas tij edhe me frikën që u mbjell mësuesve. Ai shtoi se Rama në historinë e Shqipërisë do mbetet shkatërrimtari më i madh i shkollës pas Enver Hoxhës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Mirënjohje të përzemërt oratorëve të fjalës së lirë në këtë platformë qytare si dhe protestuesve të sotëm tek Bashkia e Tiranës, të cilët janë të vendosur në betejën gjer në fitore, pa kthim gjersa të pastrojnë bashkinë nga njeriu, nga hajduti më i shpërfytyruar që Tirana ka njohur, Erion Veliaj.

Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në një shkollë tjetër. Përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkollat tona, por natyrisht dhe frikën që u mbjell mësuesve tanë.

Sonte do t’i them Edi Ramës se në historinë e Shqipërisë do mbetesh, meqenëse shkon çdo ditë në shkolla, do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës. Edi Rama, asgjë më të dhimbshme pas dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria nuk ka se mjerimi i fëmijëve dhe rrënimi i arsimit. Por ti nuk ke ndjenja, ty vjedhja, lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore.

sali berisha

Sondazh

Poll