Politike

Thirrja e Berishës: Prindër dhe mësues, mos pranoni këmbë njeriu me uniformë në shkolla pa u bërë testin e drogës

Më tej Berisha u shpreh se Shqipërisë nuk i mungon asgjë që të ketë fëmijë të ushqyer njëlloj si vende të tjera.

13 Shtator 2024, 20:52 Nga E. D
Thirrja e Berishës: Prindër dhe mësues, mos pranoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të mos pranojnë në shkolla oficerët e policisë pa u bërë më parë testin e drogës. Më tej Berisha u shpreh se Shqipërisë nuk i mungon asgjë që të ketë fëmijë të ushqyer njëlloj si vende të tjera.

"Ndaj dhe miqtë e mi, a e dini ju çfarë bëri sot? Një fjalë tërkuzë për oficerët e shkollave. Të gjithë me testin e drogës, asnjë në shkollë, asnjë polic pa testin e drogës. Ju prindër, mësues, mos pranoni këmbë njeriu me uniformë pa i bërë testin e drogës.
Të sjellë testin e drogës, pastaj pranojeni se ai është shpërndarës i rrezikshëm i drogës së qeveritarëve, i drogës së zyrtarëve më të lartë. E kupton apo jo, kur ti bën ministra trafikantë droge, çfarë bëjnë oficerët në shkolla, na thuaj pak?

Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë mësueset dhe mësuesit, për të gjithë prindërit, nxënësit dhe nxënëset, të ngrihemi se nuk meritojmë kurrë një arsim të tillë. Të ngrihemi se Shqipërisë nuk i mungon asgjë që të ketë fëmijë të ushqyer njëlloj si vende të tjera. Të veshur njëlloj, të edukuar njëlloj. Të ngrihemi se janë këta hajna, se janë kjo lukuni që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë, vjedh në kurriz të fëmijëve tanë, vjedh në kurriz të të sëmurëve tanë, në kurriz të të rinjve tanë. Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta. Protestë, mosbindje civile. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll