Politike

‘Kromashi s’na mbyll dot’, ‘rebelohet’ Erion Kristo: T’i bëjmë ndonjë skandal në OSBE, ata të marrin flamurin d

16 Dhjetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
‘Kromashi s’na mbyll dot’, ‘rebelohet’ Erion

TIRANË- Pedagogu Erion Kristo ka qënë i pranishëm në tryezën e shtruar nga opozita për lirinë e medias. Në fjalën e tij, Kristo ka propozuar që të gjithë mediat të bëjnë skandal në momentin kur Shqipëria të marrë flamurin e drejtimit të OSBE-së. Gjithashtu Kristo nuk i ka kursyer batutat me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar më pas këtij të fundit që të ngrejë një zyrë juridike për “të goditurit”.

“Unë kam një pyetje? Bëjmë dot ndonjë skandal në OSBE? Ne do marrin flamurin e OSBE atje. A ka ndonjë mundësi që të bëjmë ndonjë skandal ne atje? Fjalë e madhe presidenca por s’është pronari ky. Duhet të jetë ndonjë njëri në Europë që ka mendim për mendimin e lirë. Ne mund ta bëjmë që t’i plasi buza edhe nga OSBE-ja. Sa fantasktike ditën që të marrin flamurin ata, taaak futemi në atje,”-tha Kristo.

Fjala e plotë:

Përshëndes Ilir Zelën që tregoi që ka edhe socialist me shtyllë kurrizore. Nëse ka edhe të tjerë le ta tregojnë veten se është momenti. Edhe në kohën e diktaturës shkodrënët e godisin diktaturën me humorin e tyre. Unë u them kolegëve që mos e ccani kokën farë nga ky ligji se mender jush një copë ligji është. Këtë bisht do shpik gjuhën dhe do them se tigri ose Voldemodri është hajdut. Nga do kuptohet se është shpifje, nga do e kuptojnë që është shpifje? Të godasim kompaninë Acromax, bashkojmë forcat, të zhvendosemi nga rrjetet që ajo kontrollon. Nuk dal në asnjë TV që nëse nuk më jep leje që ta botoj dhe ta postoj. Unë dua t’i postoj po si postoj dot. Unë dua të bëj çik inat por më thanë mos bëj inat kot. Unë kam një pyetje? Bëjmë dot ndonjë skandal në OSBE? Ne do marrin flamurin e OSBE atje. A ka ndonjë mundësi që të bëjmë ndonjë skandal ne atje? Fjalë e madhe presidenca por s’është pronari ky. Duhet të jetë ndonjë njëri në Europë që ka mendim për mendimin e lirë. Ne mund ta bëjmë që t’i plasi buza edhe nga OSBE-ja. Sa fantasktike ditën që të marrin flamurin ata, taaak futemi në atje. Edhe media të bëjë mea culpa jo vetëm opozita. Kemi gjigandin këtu kryeministrin e ardhshëm e quajnë të gjithë. Ai vetë njëherë u nxeh nja dy herë me ca mendia. Se s’dua t’i prish qejfin të zotit të shtëpisë. Edhe media është autore e fjalës kazan. Nëse opozita ka mundësi të nxjerrë ndonjë zyrë juridike për ne të goditurit. Një shoqëri që e mban gojën mbyllur, i qelbet erë.

Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion kristo paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat erion kristo paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat

Sondazh

Poll