Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Ervis Nela u qëllua nga kushëriri, autori ende në arrati (EMRI)

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.

11 Shtator 2024, 13:09 Nga S.B
Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Ervis Nela u qëllua nga
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ditës së sotme në rrugën “Princ Vidi” në kryeqytet. Bëhet me dije se Ervis Nela është plagosur nga kushëriri i tij i cili identifikohet si Mario Nela.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Ervis Nela pasi u plagos me armë zjarri shkoi në një spital privat për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.

tirane ervis nela plagosje

Sondazh

Poll