Aktualitet

Goditi me grushte rojen e shkollës, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar për posedim lëndësh narkotike, dhunë në familje, shkelja e arrestit shtëpiak si dhe vjedhja.

11 Shtator 2024, 11:18 Nga S.B
Goditi me grushte rojen e shkollës, arrestohet 53-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen tetë persona në Tiranë. Mësohet se 53-vjeçari D.K është arrestuar pasi dhunoi me grushte rojën e një shkolle.

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar për posedim lëndësh narkotike, dhunë në familje, shkelja e arrestit shtëpiak si dhe vjedhja. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- T. B., 41 vjeç, banues në Francë, pasi punonjësit e Komisariatit të Policisë Rinas gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe heroinë;

- A. Sh., 37 vjeç, banues në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. T. (K.), 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Francë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- A. M., 38 vjeç, dhe J. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje";

- D. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi";

- D. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas (roje shkolle).

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane dhune arrestime

Sondazh

Poll