Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Djali i autorit u fsheh në një banesë të familjes Kuka, mbante me vete pistoletë

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

11 Shtator 2024, 11:43 Nga S.B
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Djali i autorit u fsheh në
Dy viktimat dhe autori

ROSKOVEC- Roskoveci është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kuka. Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt. Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave.

Policia e Fierit ndërkohë po dokumenton me prova ngjarjen dhe arrestimin edhe të djalit te autorit. Ky i fundit së bashku me tre kushërinjtë e tij u arrestua disa orë pas vetëdorëzimit të të atit në polici.

Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan edhe një armë tip pistoletë të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukës gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

roskovec vrasje ne roskovec

Sondazh

Poll