Aktualitet

Përndiqte prej disa muajsh një vajzë, vihet në pranga 47-vjeçari në Durrës, i sekuestrohet arma që mbante pa leje (EMRI)

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar gjithashtu edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

11 Shtator 2024, 10:31 Nga r.ll
Përndiqte prej disa muajsh një vajzë, vihet në pranga
pamje nga arrestimi

DURRËS- Një 47-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë. Në pranga është vënë shtetasi Kujtim Gashi.

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar gjithashtu edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”.

Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

kujtim gashi policia e durresit

Sondazh

Poll