Aktualitet

Prindërit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz protestë para ZVAPD, kundër transferimit në shkollë tjetër

Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi fëmijët e këtij fshati ende nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor, për shkak të një vendimi, sipas të cilit ata duhet të transferohen në shkollën 9-vjeçare të Qerretit. Prindërit thonë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm 2 apo 3 ditë para se të niste shkolla.

11 Shtator 2024, 11:03 Nga N.F
Prindërit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare
Protesta

DURRËS- Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz, të Njësisë Administrative Katund i Ri në Durrës janë mbledhur ditën e sotme dhe kanë protestuar Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare në Durrës.

Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi fëmijët e këtij fshati ende nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor, për shkak të një vendimi, sipas të cilit ata duhet të transferohen në shkollën 9-vjeçare të Qerretit. Prindërit thonë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm 2 apo 3 ditë para se të niste shkolla.

Ata nuk janë të qartë se përse është marrë ky vendim. Një përfaqësuese e ZVAPD u tha se shkolla do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj është vendosur transferimi i tyre në shkollën fqinje.

 

proteste ne durres bisht-kamez

Sondazh

Poll