Aktualitet

"Gërdeci"/ Ish-ministri Mediu kërkon nga GJKKO përsëritje të pjesshme të aktekspertimi të dëmit ekonomik

Avokati Henrik Ligori është shprehur se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

11 Shtator 2024, 11:01 Nga r.ll
"Gërdeci"/ Ish-ministri Mediu kërkon nga GJKKO
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të ish-ministrit, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara. Avokati Henrik Ligori është shprehur se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre. Kështu sipas tij të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

 

fatmir mediu gjkko

Sondazh

Poll