Aktualitet

Goditi me thikë bashkëshorten e tij, vihet në pranga 32-vjeçari në Vorë

E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  

11 Shtator 2024, 11:12 Nga r.ll
Goditi me thikë bashkëshorten e tij, vihet në pranga
foto ilustruese

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë pranga në Vorë, pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.", thuhet në njoftimin e policisë 

vore policia e tiranes

Sondazh

Poll