Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, Gjykata e Korçës lë në burg 56-vjeçarin

Zhobro u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8-vjeçare.

11 Shtator 2024, 09:49 Nga N.F
Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, Gjykata e Korçës
Foto ilustruese

KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme për të lënë në burg 56-vjeçarin Nesti Zhobro. Zhobro u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime. Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale.

gjykata e korces nesti zhobro

Sondazh

Poll