Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, motori përplas një kalimtare, dy persona në spital

Mësohet se një motoçikletë duke udhëtuar për në Lushnje ka përplasur një kalimtare.

11 Shtator 2024, 08:35 Nga N.F
Aksident në autostradën Fier-Lushnje, motori përplas një
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident është regjisturuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier- Lushnje në kryqëzimin e Savrës. Mësohet se një motoçikletë duke udhëtuar për në Lushnje ka përplasur një kalimtare.

Kalimtarja ishte duke dalë në autostradë për të shkuar tek hapësira ku qëndrojnë zakonisht udhëtarët për në Lushnje kur është përplasur. Me tej raportohet se nga aksidenti është lënduar edhe drejtuesi i motoçikletës Riza Çela banues në Ngurrëz që shkonte në Lushnje të shiste qumështin. Të dy personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

aksiden ne lushnje plagosje

Sondazh

Poll