OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë deri më 2054
foto ilustruese TIRANË- Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsis&eu...
Që prej vitit 2021, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke reflektuar gjallërimin e një vale të re të emigracionit, që nisi në vend pas vitit 2016.
TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që prej vitit 2021, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke reflektuar gjallërimin e një vale të re të emigracionit, që nisi në vend pas vitit 2016.
Vala e mëparshme, kulmoi në 2009 dhe pas atij viti dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.
Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).
Pas një reduktimi deri në 2020-n, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2023-2024, tendenca e aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, por largimet vijojnë bazuar në kontratat e punës, ose teksa të ikurit e rinj tërheqin të afërmit e miqtë e tyre.
Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar. Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Të dhënat e fundit të censit 2023 gjetën se popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak sesa Censi 2011, e ndikuar kryesisht nga ritmet e larta të emigrimit. Edhe sipas Eurostat, që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsis&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e merkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativsiht t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sonte kundër Gjeorgjisë në "Air Albania" për Ligen e Kombeve. Preze...
ELBASAN- Fiks Fare denoncoi një skandal brenda institucioneve të drejtësisë, ku një oficere e policisë gjyqësore pranë...
Autori ROSKOVEC- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Roskovec nga ku mësohet se a...
Foto nga atmosfera TIRANA- Kombëtarja shqiptare luan sot në “Air Albania” ndeshjen e dytë të edicionit të Lig&eum...
sendet e sekuestruara GREQI- Një çift shqiptarësh kanë rënë në pranagat e policisë greke. Mediat vendase bëj...
Foto nga operacioni GREQIA- Një operacion antidrogë është realizuar në Greqi nga ku kanë përfunduar në pranga ...
fotot ilustruese ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagt e policisë italiane hde partnerja e tij është p...
Sabina Nessa dhe Koçi Selamaj MBRETËRIA E BASHKUAR- 36-vjeçari shqiptar Koçi Selamaj, i dënuar me burgim të përje...