Sport

Finalissima, ndeshja mes Spanjës dhe Argjentinës shkon në vitin 2026!

Ndeshja mes kampionëve të Europës dhe atyre të Amerikës së Jugut që ishte parashikuar pë rnë vitin 2025, nuk ka mundësi të luhet përpara 2026-s!

10 Shtator 2024, 16:19 Nga DOSJA
Finalissima, ndeshja mes Spanjës dhe Argjentinës shkon në vitin

ZVICER - Tifozët e futbollit do të duhet të jenë të durueshëm nëse duan të shikojnë ndeshjen e mrekullueshme mes kombëtares së Argjentinës kampione e Amerikës së Jugut dhe kombëtares së Spanjës kampione e Europës, Finalissima e famshme, e cila nuk pritet të luhet deri në vitin 2026.

Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve të futbollit duket se do të çojë në një shtyjre të ndeshjes mes dy vendeve, me trajnerin e “albicelestes”, Lionel Scaloni, gati duke konfirmuar thashethemet e ditëve të mëparshme.

“Është e vështirë të luash lojën vitin e ardhshëm. Nuk mendoj se është e mundur. Nga sa më kanë thënë, do të jetë e vështirë të përshtatem me programin e Spanjës. Ndoshta do të gjejnë një hapsirë, por për momentin personalisht nuk mendoj kështu ”, ka komentuar ai .

Vlen të theksohet se mendimi i parë i të gjithëve në lidhje me këtë ndedshje të veçantë, pasi spanjollët fituan Euron, ishte se do të shihnin Lionel Messin dhe Lamine Yamal përballë njëri-tjetrit, me këtë të fundit që mesa duket donte të ecte në gjurmët e argjentinasit të madh. Megjithatë, tani askush nuk e di nëse i pari nuk do të jetë tërhequr (të paktën nga kombëtarja ) deri atëherë.

Kujtohet se Argjentina është mbajtësja aktuale e trofeut. Finalissima, siç u quajt në vitin 2022 kur u rikthye në program, u zhvillua për herë të parë në 1985 dhe përsëri në 1993 dhe është një ndeshje e vetme midis kampionit të Evropës dhe kampionit të Amerikës së Jugut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll