Sport

Roberto Mancini kritikon ligën saudite: “Ka shumë lojtarë të huaj”

Trajneri i vendit aziatik thotë se është i shqetësuar për aktivizimin e lojtarëve të tij

10 Shtator 2024, 16:12 Nga DOSJA

Roberto Mancini kritikon ligën saudite: “Ka shumë lojtarë

ARABIA SAUDITE - Liga Saudite vazhdon të “pushtohet” nga lojtarë të huaj dhe, me rritjen e numrit të lojtarëve të regjistruar në çdo klub, situata ka gjasa të përkeqësohet.

Ky është një problem real nga këndvështrimi i Roberto Mancinit, trajnerit të Arabisë Saudite, i cili shfrytëzoi rastin të kritikojë ligën për këtë vendim. 

"Lojtarët e kombëtares saudite duhet të jenë lojtarë kyç në klubet e tyre përkatëse. Por për momentin, po ndodh e kundërta. Ne kemi shumë të huaj në ligë dhe, për shkak të kësaj, unë kam 20 lojtarë të ulur në stolat e ekipeve të tyre”, tha tekniku 59-vjeçar. 

Në kampionatin saudit, rregulli për regjistrimin e lojtarëve të huajve ka ndryshuar këtë sezon, tashmë skuadrat kanë mundësinë të kenë dhjetë lojtarë të lindur jashtë vendit të tyre. 

Kampioni evropian me Italinë, Roberto Mancini përqafoi projektin saudit në vitin 2023 dhe që atëherë ka regjistruar gjashtë fitore në 15 ndeshje si trajner.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll