Politike

A do marrin pensionistët shpërblim? Rama replika me qytetaren: Nuk do t’i lëmë pa gjë! Pse xhanëm duhet folur kot?

15 Dhjetor 2019, 11:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentuese në rrjetin e tij social në Facebook lidhur me shpërblimet e fundvitit.

Në komentin e saj qytetarja i shkruante kryeministrit se po gëzonte 1000 veta me masat e marra ndaj tyre për të përballuar tragjedinë por si pasojë u kishte hequr shpërblimin e fundvitit pensionistëve.

Komentit i është përgjigjur Rama, i cili shkruan se e gjitha ishte një gënjeshtër dhe se ashtu si çdo vit edhe kësaj herë pensionistët do të merrnin shpërblim, veçse me vlerë më të vogël.

“Pse xhanëm duhet folur kot dhe jo vetëm kot, po edhe keq se mirë kot, kur e mira e do të flasim me mend e me fakte? Nejse, që ta dish edhe ti tani, pensionistëve do t’u japim gjithçka mundemi në këto kushte, po pa asgjë jo, nuk do t’i lëmë në asnjë mënyrë,”-shkruan Rama.

REPLIKAT:

Komenti: Ore ti po gezon 1000 veta dhe po le pa vit te ri 10000 u hoqe dhe shperblimin pensjonistve te shket qe atje po i mbanin syt

Edi Rama: Ja xhan shikoje vete, e ke rastin tend konkret mu ketu, tani, se se lind nje muhabet pa lidhje e tirret kot nga nje genjeshter! Ku e degjove dhe si e verifikove ti qe pensionistet nuk do marrin asgje per Vitin e Ri nga qeveria?! Po qe une vete s’e paskam dhene nje rroge nga e nxorre, sepse jo une, po bashke me mua tere qeveria e tere deputetet e mi, e kane dhene rrogen nentorit ne te vertete, qysh ne fillim, madje edhe kryetaret e bashkive po ashtu! Po per Fondin Monefar ku degjove qe ka dhene ndonje fond meqe i thua Manjoles shko informohu, qe te informohem edhe une me kete rast, se nuk me rezulton diçka e tille? Pse xhanem duhet folur kot dhe jo vetem kot, po edhe keq se mire kot, kur e mira e do te flasim me mend e me fakte? Nejse, qe ta dish edhe ti tani, pensionisteve do t’u japim gjithcka mundemi ne keto kushte, po pa asgje jo, nuk do t’i leme ne asnje menyre. Gjithe te mirat dhe hiqe ate vjedhjen nga fjalori se eshte fjale e madhe dhe nuk duhet perdorur per t’i baltosur te tere, se eshte e pavertete dhe eshte turp qe te thuhet se jane te tere njesoj hajdute! Te jesh mire xhan dhe pak me shume miresjellje e vetepermbajtje ne perdorimin e gjuhes, vetem te nderon, pervecse te ben mire edhe per shendetin se nuk e helmon gjakun tend ne kete fare feje! Perqafime

Ndërkohë në vendimin e qeverisë të nënshkruar më 10 dhjetor nga kryeministri Edi Rama, i cili u miratua më 6 dhjetor, shkruhet qartë se do të ndalohet përdorimi i fondit të veçantë për festat dhe shpërblimet në administratë dhe institucionet shtetërore.

politike politike edi rama shperblimet e fundvitit shperblimet e pensionisteve termet ne shijak edi rama shperblimet e fundvitit shperblimet e pensionisteve termet ne shijak

Sondazh

Poll