Politike

Aleanca për Mbrojtjen e TK takoi Metën, Arben Derhemi ironizon kolegët, s’kursen as presidentin: Nuk shiten, takuan një ng

15 Dhjetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e TK takoi Metën, Arben Derhemi ironizon

TIRANË– Prishja e Teatrit Kombëtar mbetet ende një temat më të ‘nxehta’ pavarësisht se debate vazhdon prej më shumë se një viti.  

Fundjavën e shkuar aktori i njohur shqiptar, Arben Derhemi kishte shkuar në stadiumin ‘Air Albania’ për të parë nga afër derbin Tirana-Partizani.

Aktori ka postuar një foto nga stadiumi, shkrepje e cila kishte fokusuar tërësisht tifozët e Tiranës. Por një komentues e ka pyetur për Teatrin, dhe Derhemi nuk është kursyer në ironi ndaj kolegëve dhe presidentit të vendit Ilir Meta.

KOMENTI:

ARBEN DERHEMI: Tirona

Komentuesi: Po Teatri?

ARBEN DERHEMI: Hahaha të thashë pra ia kam lënë njerëzve që nuk shiten. Dje përshembull kishin takuar një nga njerëzit më të ndershëm, presidentin.

Të premten, presidenti Meta priti me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistët e falënderuan kreun e shtetit për mbështetjen e dhënë prej tij, ndwrsa Meta i garantoi se do të jetë gjithmonë me ta, pasi sipas tij kauza wshtw e drejtë.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa muaj më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Edhe Derhemi ka qënë ndër aktorët që ishin kundër prishjes së Teatrit, bashkë me të edhe kolosë të tjerë të skenës shqiptare. Por pas një takimi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, aktorët rritën një marrëveshje dhe nisën negociatat për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar arben derhemi protesta për teatrin kombëtar aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar arben derhemi protesta për teatrin kombëtar

Sondazh

Poll