Aktualitet

Protesta në Fier kundër Ramës, policia arreston 4 persona, 41 të tjerë të proceduar penalisht

9 Mars 2019, 09:07 Nga DOSJA
Protesta në Fier kundër Ramës, policia arreston 4 persona, 41

Fier- Për protestën e djeshme në Roskovec policia ka arrestuar 4 persona si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 41 të tjerë.  Policia njofton se janë arrestuar  personat me iniciale, H.H, G.B, B.J, B.Xh.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit me protesta në qytetin e Fierit  Qytetarë të mbështetur nga PD dhe LSI dolën para me pankartat “Rama ik”. Protestuesit dogjën goma dhe patën edhe përplasje me policinë. (lexo këtu)

Njoftimi i polcisë:
Policia arreston në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit:

– H.H, 59 vjeç, banues në Patos
– G.B, 56 vjeç, banues në Patos
– B.J, 56 vjeç, banues në Patos
– B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.

Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona edi rama protesta fier 8 mars 2019 protesta në fier arrestohen 4 persona edi rama protesta fier 8 mars 2019 protesta në fier

Sondazh

Poll