Aktualitet

E plagosën me thikë, 23-vjeçari niset me urgjenë drejt Tiranës, policia arreston dy persona në Laç

9 Mars 2019, 09:38 Nga DOSJA
E plagosën me thikë, 23-vjeçari niset me urgjenë drejt

Laç- Nga policia janë arrestuar dy persona në qytetin e Laçit pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 23-vjeçar.

Nga policia janë arrestuar V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç. Ndërsa i plagosuri me iniciale E. M është nisur me urgjencë drejt Tiranë për një mjekim më të specializuar. 

Njoftimi i policisë 

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen v.h. 24 vjeç dhe k.s. 48 vjeç i plagosuri e.m plagosje me thike lac arrestohen v.h. 24 vjeç dhe k.s. 48 vjeç i plagosuri e.m plagosje me thike lac

Sondazh

Poll