Aktualitet

Dyshohet se vrau shqiptarin në Athinë, arrestohet polaku në Kakavijë

Polaku tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë me identitet të rremë, por është pikasur nga policia.
Featured image of article: Dyshohet se vrau shqiptarin në Athinë, arrestohet polaku në Kakavijë Foto nga vendi i vrasjes së Mihal Kapuranit
Përditësuar:

Kakavijë–Policia e Kakavijës ka vënë në pranga një shtetas polak, i cili dyshohet të ketë vrarë një shqiptar në Athinë. Sipas njoftimit zyrtar polaku me inicialet D. R. 38 vjeç tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë me identitet të rremë grek, por është pikasur nga policia. Dyshohet se shtetasi polak është vrasës me pagesë dhe se në Shqipëri ka hyrë ilegalisht. 

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Athinë. Mihal Kapurani nga qyteti i Korçës u vra gjatë orëve të natës, në muajin prill të vitit 2018, në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë.

Policia u shpreh atëherë se viktima dyshohej të ishte sulmuar nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati me 3 bashkëkombas të tij. Burimet zyrtare shprehen se pas konfliktit verbal, Kapurani u godit me levë dhe më pas me thikë.

23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Pas ngjarjes autoritetet thanë se kanë indentifikuar emrat e ekzekutorëve dhe se bëhet fjalë për tre shqiptarë. Njëri prej tyre mësohet se është me origjinë nga Përmeti por banon në Athinë, ndërsa dy të tjerët banojnë në Shqipëri por vetëm para pak ditësh janë futur në shtetin grek.

Njoftimi i policisë 

Kakavije- Në datë 05.03.2019 në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga verifikimi paraprak i punonjesve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë. Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.

Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment