Politike

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste/ Salianji: Përveç Ramës, të tjerët janë lecka që do përdoren e do hidhen

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saliajni thotë se figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast risku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve.

8 Shtator 2024, 16:55 Nga E. D
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste/ Salianji: Përveç
Ervin Saliajni

TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Saliajni ka reaguar pas vendimit të  Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke komentuar zgjedhjet e Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saliajni thotë se figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast risku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë ndër të tjera se përveç Ramës, të tjerët janë lecka që do përdoren e do hidhen.

Lajmet nga byroja e sotme e ‘Rilindjes’ ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë të PPSH. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin. Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast risku eventual për t’i marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve!

Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqë Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!”, shkruan Salianji.

ervin saliajni edi rama

Sondazh

Poll