Politike

Rama triblon Veliajn, Spiropali drejtuesja e parë politike e Tiranës

Në vend të parë si drejtuese politike në Tiranë është lënë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, më pas është vendosur Veliaj së bashku me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

8 Shtator 2024, 13:13 Nga r.ll
Rama triblon Veliajn, Spiropali drejtuesja e parë politike e Tiranës
erion veliaj

DURRËS- Asambleja e Partisë Socialiste nuk solli asnjë të mirë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Përkundrazi, pushteti i tij në qarkun Tiranë u zvogëlua trefish, me ndryshimet që Rama bëri në prag te nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025.

Rama në ndarjen që i bëri drejtuesve politikë të qarqeve, në Tiranë nga vetëm që ishte Veliaj, i solli dhe dy emra te fuqishëm të PS-s. Në vend të parë si drejtuese politike në Tiranë është lënë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, më pas është vendosur Veliaj së bashku me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Dhe vetë Veliaj nuk e ka pritur mirë ketë ndryshim, teksa shihet ne foton kryesore qe ka ndrydhur fytyrën në momentin që Rama ka ndryshuar rrjedhën politike të qarkut që ai drejtonte deri sot. Ky nuk është një lajm i mirë për Veliajn, pasi i vetmi pushtet që i ka ngelur në dorë është Bashkia e Tiranës. Dhe atë është i detyruar që ta lërë pas 2 vitesh, kur t’i vi fundi qeverisjes së tij prej tre mandatesh.

Veliaj i gjendur mes skandalësh të shumta që nga inceneratori I Tiranës deri te korrupsioni i drejtorëve të tij, ka qënë prej kohësh në përplasje për të forcuar pushtetin e tij. Por vendimi i sotëm i Ramës, vetëm sa po tkurr pushtetin e Veliajt kur ai ka më shumë nevojë për të.

erion veliaj elisa spiropali

Sondazh

Poll