Politike

Rama e kthen rreth 4 vite pas, me kë e ndante Veliaj drejtimin politik të Tiranës në zgjedhjet e 2021

Edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, Veliajt iu mor Tirana "e plotë" nga duart ku drejtuese e parë u caktua kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e ndjekur nga kryebashkiaku dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. 

8 Shtator 2024, 15:05 Nga r.ll
Rama e kthen rreth 4 vite pas, me kë e ndante Veliaj drejtimin politik
edi rama dhe erion veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn rreth 4 vite pas, kur për zgjedhjet 25 prillit të vitit 2021, u caktua drejtues i qarkut të Tiranës bashkë me Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin. 

Edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, Veliajt iu mor Tirana "e plotë" nga duart ku drejtuese e parë u caktua kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e ndjekur nga kryebashkiaku dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. 

Siç duket dy afera korruptive që shkaktuan skandal, ajo e Inceneratorit të Tiranës dhe "5D", ku nga kjo e fundit tre drejtorë të Bashkisë përfunduan në qeli, e kanë venitur pushtetin e Veliajt dhe zbehur figurën e tij tek kryeministri. 

 

erion veliaj

Sondazh

Poll