Politike

Edi Rama përjashton Ditmir Bushatin nga PS, dikur emri më i votuar për Kryesinë

Bushati nuk u përmend nga Rama, çfarë do të thotë se automatikisht mbetet jashtë organit më të lartë të kësaj force politike. 

8 Shtator 2024, 13:30 Nga r.ll
Edi Rama përjashton Ditmir Bushatin nga PS, dikur emri më i votuar
ditmir bushati

DURRËS- Lista e sotme me emrat e propozuar për anëtar Kryesie nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, ka nxjerrë në pah edhe emrat e përjashtuar përfundimisht nga partia. 

Ditmir Bushati është një prej këtyre emrave. Bushati nuk u përmend nga Rama, çfarë do të thotë se automatikisht mbetet jashtë organit më të lartë të kësaj force politike. 

Ndryshe nga kjo herë, Ditmir Bushati në 2021 kryesonte listën si kandidati më i votuar në përbërjen e Kryesisë, me plot 204 vota. Përplasjet mes Ramës dhe Bushatit duket se nuk janë tejkaluar dhe kryeministri e ka të pamundur të bashkëjetojë me dikë që mendon ndryshe.

ditmir bushati

Sondazh

Poll