Politike

EMRAT/ Kryesia e re e PS, Blendi Klosi: Janë zgjedhur 5 shokë e 5 shoqe, puna nis që nesër (Kush ngeli jashtë)

Duke folur pas votimit, Klosi theksoi se nga emrat e propozuar nga kryeministri Rama, nuk janë zgjedhur në Kryesi, Pirro Vëngu, Klotilda Bushka, Delina Ibrahimaj dhe Vangjel Tavo.

8 Shtator 2024, 16:18 Nga I.A
EMRAT/ Kryesia e re e PS, Blendi Klosi: Janë zgjedhur 5 shokë e 5
Blendi Klosi

DURRËS- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka publikuar emrat e rinj të Kryesisë së PS-së ditën e sotme. Duke folur pas votimit, Klosi theksoi se nga emrat e propozuar nga kryeministri Rama, nuk janë zgjedhur në Kryesi, Pirro Vëngu, Klotilda Bushka, Delina Ibrahimaj dhe Vangjel Tavo. Ndërkohë që emrat që fituan, sipas Klosit do të nisin punën që nesër.

Kryesia e re e PS-së:

Burra të zgjedhur 

Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu

Gratë e zgjedhura 

Albana Koçiu 
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla

EMRAT/ Kryesia e re e PS, Blendi Klosi: Janë zgjedhur 5 shokë e 5
Lista

blendi klosi asambleja kombetare e ps

Sondazh

Poll