Politike

Blendi Klosi i palëvizshëm në pozicionin e tij, kush ishin ndryshimet në Sekretariatin Ekzekutiv të PS

Po ashtu edhe Evis Kushi nuk ka ndryshuar pozicionin e saj nga një vit më parë, si sekretare e Gruas. Romina Kuko, Milva Ikonomi po ashtu janë pozicionet që ishin. 

8 Shtator 2024, 13:42 Nga r.ll
Blendi Klosi i palëvizshëm në pozicionin e tij, kush ishin
foto ng mbledhja e asamblese

DURRËS- Kryeministri Edi Rama pas prezantimit të 14 kandidatëve për përbërjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, ka prezantuar edhe përbërjen e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë. Në pozicionin e tij i palëvizshëm është sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi. 

Po ashtu edhe Evis Kushi nuk ka ndryshuar pozicionin e saj nga një vit më parë, si sekretare e Gruas. Romina Kuko, Milva Ikonomi po ashtu janë pozicionet që ishin. 

Ndërkohë Damian Gjiknuri ka kaluar sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve, që një vit më parë ishin Ardian Çela tek organizimi dhe Ardian Salianji te zgjedhjet. Roi Bashaj po ashtu ka zëvendësuar Etjen Xhafën si sekretar i Rinisë. Zerina Bruci ndërkohë do të jetë sekretare për Diasporën.

PËRBËRJA E SEKRETARIATIT EKZEKUTIV:

Si është:

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve- Damian Gjiknuri 

Sekretare e Gruas- Evis Kushi

Sekretare e Programit- Milva Ikonomi

Sekretare për Diasporën- Zerina Bruci 

Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare- Romina Kuko 

Sekretar i Rinisë- Roi Bashaj 

Si ishte: 

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretari i Organizimit- Ardjan Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore- Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas- Evis Kushi

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë - Etien Xhafa

Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare-  Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore- Ardian Salianji

Sekretare e Programit-  Milva Konomi

sekretariati i ps asambleja e ps 8 shtator 2024

Sondazh

Poll