Politike

Zgjedhjet e 2025/ Përballjet e forta mes drejtuesve në qarqe, Këlliçi mes tre zjarresh për Tiranën, në Shkodër Beci vs Boçi

Fillimisht u bë zgjedhja e drejtuesve politike në qarqe në PD disa ditë më parë që solli jo pak risi dhe zhgënjim nga ana e disa aktorëve brenda PD-së. Por e njëjta gjë ndodhi dhe me përzgjedhjet e Ramës ditën e sotme që u pritën disa me habi e disa të tjera me gëzim.

8 Shtator 2024, 15:11 Nga I.A
Zgjedhjet e 2025/ Përballjet e forta mes drejtuesve në qarqe,
PS-PD

TIRANË- Zgjedhja e drejtuesve politikë të dy partive kryesore shqiptare Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pritet të sjellë risi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Fillimisht u bë zgjedhja e drejtuesve politike në qarqe në PD disa ditë më parë që solli jo pak risi dhe zhgënjim nga ana e disa aktorëve brenda PD-së. Por e njëjta gjë ndodhi dhe me përzgjedhjet e Ramës ditën e sotme që u pritën disa me habi e disa të tjera me gëzim.

Ajo që vihet re më shumë është Tirana, ku Belind Këlliçi nga PD-ja pritet të përballet po me një por me tre kundërshtarë brenda PS-së. Në Durrës, Emiriana Sako nga PS-ja, pritet të ketë përballë Oerd Bylykbashi nga radhët e PD-s. Një tjetër qark që është pritur me interes është dhe Shkodra, ku PS-ja për herë të parë ka marrë drejtimin e Bashkisë. Benet Beci si drejtues i qarkut në Shkodër do të ketë përballë Luçiano Boçin.   

Drejtuesit e qarqeve PD vs PS:

Tiranë

PD: Belind Këlliçi

PS: Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Durrës

PD: Oerd Bylykbashi

PS: Emiriana Sako

Shkodër

PD: Luçiano Boçi

PS: Benet Beci

Lezhë

PD: Agron Gjekmarkaj

PS: Ulsi Manja

Kukës

PD: Flamur Hoxha

PD: Pandeli Majko

Elbasan

PD: Ervin Salianji

PS: Arbjan Mazniku

Fier

PD: Gazment Bardhi

PS: Belinda Balluku

Korçë

PD: Ivi Kaso

PS: Niko Peleshi

Gjirokastër

PD: Tritan Shehu

PS: Mirela Kumbaro 

Berat

PD: Eno Bozdo

PS: Ervin Demo

Vlorë

PD: Bujar Leskaj

PS: Bledi Çuçi

Dibër

PD: Xhelal Mziu

PS: Blendi Gonxhe

Diaspora

PS: Taulant Balla

pd ps

Sondazh

Poll