Politike

Taulant Balla drejtues për Diasporën, internim apo garanci?

Nëse nuk do të ishte drejtues politik, nuk do mund të ishte as anëtar kryesie, sepse nuk ishte në listën e propozuar nga kryetari.

8 Shtator 2024, 13:10 Nga r.ll
Taulant Balla drejtues për Diasporën, internim apo garanci?
taulant balla

TIRANË- Duket sikur kryetari i PS e ka internuar Ballën duke i hequr drejtimin politik të qarkut të Fierit.  Ish-numri 2 i PS, pas goditjes së korrikut, kur iku nga Ministër i Brendshëm vetëm pas 1 viti në detyrë, për të zëvendësuar Spiropalin, u duk sikur mbeti pa gjë, pasi Rama përmendi emrat e drejtuesve politikë.

Nëse nuk do të ishte drejtues politik, nuk do mund të ishte as anëtar kryesie, sepse nuk ishte në listën e propozuar nga kryetari. Por papritur Rama ia ktheu ngjyrën e fytyrës kur u kujtua se Balla do të ishte drejtues politik për diasporën.

Megjithëse e largon jga lidhjet me strukturat e PS në vend, ky vendim i garanton një vend të sigurtë ne Parlament, Taulant Ballës, pasi, sic tha Rama, të sigurtë do jenë vetëm Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtuesi politik i diasporës. Deputetët e tjerë me më shumë se një mandat duhet të luftojnë për të hyrë në listën fituese.

taulant balla

Sondazh

Poll