Aktualitet

Gjirokastër/ Asgjësohen 63 bimë kanabisi të kultivuara në një terren të vështirë, shpallet në kërkim autori

Ndërkohë kultivuesi nuk është identifikuar ende dhe po punohet për kapjen e tij.

5 Shtator 2024, 12:52 Nga S.B
Gjirokastër/ Asgjësohen 63 bimë kanabisi të kultivuara
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një parcelë me 63 bimë kanabis është gjetur sot në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë”. Bëhet me dije se bimët e kultivuara janë asgjësuar përmes djegies.

Ndërkohë kultivuesi nuk është identifikuar ende dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjësuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

kanabis gjirokaster

Sondazh

Poll