Politike

PD protestë/ Rama i përgjigjet edhe Metës: Qeveria, veç hapa para. Petritat e Saliut s’na ndalin dot

9 Mars 2019, 11:06 Nga DOSJA
PD protestë/ Rama i përgjigjet edhe Metës: Qeveria, veç

FIER- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Fier në kuadër të programit “Bashkia që duam”. Pak para se Rama të niste takimin, mbështetësit e Partisë Demokratike në Fier dhe qytetarë i prenë rrugën kryeministrit, ku nuk munguan edhe përplasjet me policinë. (Lexo këtu).

Sapo mori fjalën, kryeministri nuk harroi t’i linte pa përgjigje as presidentin Ilir Meta. Rama tha se qeveria nuk bën hapa pas, por vetëm hapa para, referuar deklaratave të presidentit Meta, që tha se vendi është në krizë kushtetuese, ndaj qeveria duhet të reflektojë. (Lexo ketu)

“Një gjë është e sigurt, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, as nuk ka dhe as nuk do të ketë. Kjo shumicë kurrë nuk bën gabime të qëllimshme për të tradhtuar interesat e atdheut. Iu garantoj që PS-ja dhe qeveria jonë nuk bën asnjë hap mbrapa, por vetëm përpara” deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë tha se mbështetësit e PD, “100 petritat e Saliut”, nuk mund të mundin dot socialistët.

“Më vjen shumë mirë që ndodhem këtu, pasi kam qenë në një tjetër takim me gratë e Fierit. Sot kur flasim për bashkinë, kemi shumë gjëra mund të themi. Para se të vinim këtu, vizituam fushën e re sanitare të grumbullimit të mbetjeve që do të fillojë të prodhojë edhe energji elektrike. Pamë pasqyrën që bën dallimin mes nesh dhe atyre që në embrion ta kthejnë atë projekt në një tjetër arsye për të baltosur dhe për të alarmuar qytetarët.

Kohës së re që jetojmë që me të gjitha gabimet e mëshiron vetëm PS-ja, vetëm burrat dhe gratë pa dallim moshe, krahine dhe feje. Atje ku ishim atje, ku duan të na kthejnë ata pas. Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me atë 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve. Sikur la rrugët rrugëve e mori dhe e nxori PD-në rrugëve. Luli i ka harruar ato që donte, votim elektronik mor lale, votim elektronik ose ndryshe s’bëhet gjë. Jo e harroi atë, se Monikën asokohe e takonte fshehurazi, tani e mban ajo. Ata jo që nuk fitojnë dot në bashkitë që ne kemi, por do humbin edhe bashkitë që kanë.”-tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratet e fierit djegia e mandateve te opozites edi rama ilir meta proteste ne fier demokratet e fierit djegia e mandateve te opozites edi rama ilir meta proteste ne fier

Sondazh

Poll