Aktualitet

Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iliaz Toska, ndihmoi autorët të largohen

Toska ka ndihmuar autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

31 Gusht 2024, 13:03 Nga I.A
Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iliaz Toska, ndihmoi
Altin Halili

BERAT- Atentati ndaj Altin Halitit në Berat është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë një 48-vjeçar me emrin Iliaz Toska nga Divjaka, pasi ka bashkëpunuar me autorët e atentatit. Toska ka ndihmuar autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre. Po ashtu po vijon kërkimi për të arrestuar 3 autorët e atentatit të dështuar më datë 26 gusht në fshatin Dushnik.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit. Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.

Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre. Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi atentati?

Pasditen e 26 gushtit Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Kozare, aty ku është gjetur edhe mjeti i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kallashnikov. Mësohet se Halili, i dënuar më parë për vrasje, ishte në qendër të sulmit kur automjeti i tij u qëllua me armë zjarri. Halili ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1997, kur ai vrau Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjes teksa u lirua nga burgu në vitin 2010. Pasi kishte doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.

altin halili iliaz toska

Sondazh

Poll