Aktualitet

U ekzekutua me 14 plumba në trup/ Zbulohet e shkuara 'e errët' e Elis Roshkodolit, përplasja me të 'fortin e Shkodrës'

Teksa po pinte kafe me një person tjetër, mbi trupin e Roshkodolit janë derdhur 18 plumba gjithsej, nga të cilët 14 e kanë kapur.

31 Gusht 2024, 11:14 Nga I.A
U ekzekutua me 14 plumba në trup/ Zbulohet e shkuara 'e
Elis Roshkodol

SHKODËR- Elis Roshkodol është 36-vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme në Shkodër me 14 plumba në trup. Teksa po pinte kafe me një person tjetër, mbi trupin e Roshkodolit janë derdhur 18 plumba gjithsej, nga të cilët 14 e kanë kapur.

 Sipas dëshmitarëve në lokal, një makinë tip 'Benz' ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit dhe një person ka qëlluar 36-vjeçarin. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, ekzekutorët janë vrasës me pagesë ndërkohë që porositësit janë persona të tjerë. 

Viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në dritë ka dalë dhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2010 në Shkodër ku është plagosur Hysni Bregu. Plagosjen e ka kryer Roshkodol, për arsye që ende nuk janë zbuluar ndërkohë që Bregu është babai i 'të fortit' të Shkodrës, Barush Bregu.

Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. Po në Belgjikë, Roshkodoli dyshohet se ka plagosur një tjetër shkodran me mbiemrin Shema. 

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.

elis roshkodol

Sondazh

Poll