Aktualitet

Ekzekutimi i Roshkodolit në Shkodër, dëshmitarët: Një 'Benz' gri qëndroi para lokalit dhe qëlloi 36-vjeçarin

Mësohet se në lokalin ku u ekzekutua Elis Roshkodoli, nuk ka kamera dhe në atë momentin në të ndodheshin shumë pak persona.

31 Gusht 2024, 10:41 Nga I.A
Ekzekutimi i Roshkodolit në Shkodër, dëshmitarët: Një
Elis Roshkodoli

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mesditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se në lokalin ku u ekzekutua Elis Roshkodoli, nuk ka kamera dhe në atë momentin në të ndodheshin shumë pak persona. Sipas dëshmitarëve në lokal, një makinë tip 'Benz' ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit dhe një person ka qëlluar 36-vjeçarin.  

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, ekzekutorët janë vrasës me pagesë ndërkohë që porositësit janë persona të tjerë. Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. 

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.

elis roshkodoli

Sondazh

Poll