Aktualitet

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht kunatën në shtëpinë e tij, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë.

31 Gusht 2024, 12:40 Nga S.B

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht kunatën në shtëpinë e

VLORË- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se B.V 48 vjeç, ka dhunuar fizikisht dhe pikologjikisht kunatën në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin B. V., 48 vjeç, pasi më datë 31.08.2024, në banesën e tij në fshatin Cerkovinë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet iu referuaruan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

vlore dhune

Sondazh

Poll