Aktualitet

I mori 15 mijë euro mjekut në banesë, lihet në burg Olsi Bibollari, mohon akuzat: Nuk kam vjedhur para

I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por ishte vërdallë nëpër Tiranë.

31 Gusht 2024, 11:27 Nga I.A
I mori 15 mijë euro mjekut në banesë, lihet në burg Olsi
Olsi Bibollari dhe Eqerem Hasani

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Olsi Bibollarin për vjedhjen e 15 mijë eurove nga banesa e mjekut të QSUT-së Eqerem Hasani. Para trupit gjykues, Bibollari ka pretenduar se nuk është autor i vjedhjes së 15 mijë eurove në shtëpinë e mjekut të QSUT më 25 gusht 2024. I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por ishte vërdallë nëpër Tiranë.

Ngjarja u raportua dy ditë më parë, pas denoncimit të shefit të Urgjencës te QSUT Eqerem Hasani. Ky i fundit ka dëshmuar se i ka dhënë 50 mijë euro borxh Bibollarit me noteri. Por teksa kishte harruar çelësin e apartamentit te makina e tij pasi kishin mbaruar punë te noter, Bibollari ishte futur në banesë dhe kishte marrë 15 mijë euro të tjera.

eqerem hasani olsi bibollari

Sondazh

Poll