Aktualitet

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lleshi merrej me trafikimin e drogërave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

31 Gusht 2024, 10:40 Nga S.B
EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet
pamje nga ngjarja

LEZHË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se Alban Lleshi, akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

28-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës i ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Lleshi merrej me trafikimin e drogërave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 15”.

Kapet në Lezhë, një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

lezhe droge itali

Sondazh

Poll