Aktualitet

E rëndë/ Dhunoi fizikisht bashkëjetuesen, kjo e fundit hidhet nga kati i dytë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

31 Gusht 2024, 12:06 Nga S.B
E rëndë/ Dhunoi fizikisht bashkëjetuesen, kjo e fundit hidhet nga
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:30 në Tiranë. Mësohet se 24-vjeçari E.H ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, ku kjo e fundit më pas u vetëhodh nga kati i dytë i banesës.

E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se 24-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentative.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal.

24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane dhune

Sondazh

Poll