Aktualitet

I vodhi paratë dhe sendet personale një gruaje, arrestohet i riu në Dibër

Për pasojë u sekuestruan shuma e parave dhe sendet personale të cilat u gjetën të fshehura në makinën e autorit.

31 Gusht 2024, 10:37 Nga S.B
I vodhi paratë dhe sendet personale një gruaje, arrestohet i riu
foto ilustruese

DIBËR- Një i ri është arrestuar sot në Dibër. Bëhet me dije se 24-vjeçari K.S, i ka vjedhur një gruaje në Peshkopi një shumë parash dhe sendet e saj personale.

Për pasojë u sekuestruan shuma e parave dhe sendet personale të cilat u gjetën të fshehura në makinën e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari .

Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet personale.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases A.K., se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi K.S., i kishte vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale, menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:

K.S, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

diber peshkopi vjedhje

Sondazh

Poll