Politike

E Ngarkuara e SHBA-së Nancy VanHorn takohet me drejtoreshën e SHISH: Bashkëpunim përballë sfidave rajonale

Në takimin me Hysenin, VanHorn ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.

30 Gusht 2024, 12:16 Nga I.A

E Ngarkuara e SHBA-së Nancy VanHorn takohet me drejtoreshën e SHISH:

TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni. Në takimin me Hysenin, VanHorn ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.

Postimi i Plotë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni. Znj. VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe theksoi rolin vendimtar të këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.

nancy vanhorn vlora hyseni

Sondazh

Poll