"Largimi i 66% të banorëve, gjenocid ndaj shqiptarëve", Berisha: Rama sot foli si çdo diktator i pamëshirshëm
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se pas skandalit ndërkombëtar të mbetjeve toksike, kryeminist...
Ai shtoi se Rama "katandisi" shqiptarët nga njerëzit më të paguar mirë në rajon në vitin 2013, në njerëzit me rrogat më të ulëta në rajon dhe Europë në vitin 2024.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se zotimi i tyre është vendosja e një qeverie teknike dhe largimi i Kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama ka kryer gjenocid duke nxitur shpopullimin e Shqipërisë. Ai shtoi se Rama "katandisi" shqiptarët nga njerëzit më të paguar mirë në rajon në vitin 2013, në njerëzit me rrogat më të ulëta në rajon dhe Europë në vitin 2024. Po ashtu Berisha tha se kjo dhe shumë të tjera janë nxitje që për qytetarët për tu larguar nga vendi.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Por ne shqiptarëve t’u shtrojmë pyetjen: a nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria arrestimi i 38 mijë qytetarëve shqiptarë për fatura dritave dhe çështje civile? Zotimi ynë është: kurrë më! Zotimi ynë është: Qeveri teknike, largimi i tij! A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur shkatërron dhjetëra e mijëra biznese për mungesë konkurrence, shkatërron dhjetëra e mijëra banesa që je zotuar përë legalizim?
Edi Rama, këto janë krime që nxisin shpopullimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ke kryer gjenocid. Do të plotësojmë dosjen për në Gjykatën Ndërkombëtare. A nuk është nxitje për t’u laruar nga Shqipëria kur katandis qytetarët shqiptarë, nga njerëzit më të paguar mirë në rajon në vitin 2013, në njerëzit me rrogat më të ulëta në rajon dhe Europë në vitin 2024. Me pensionet më të ulëta.
A keni dëgjuar ndonjë vend ku pensionistët të trajtohen më keq se kafshët shtëpiake. Ku në azilet e tyre i lidhin me zinxhirë në mënyrën më shtazore, ku ata vrasin njëri tjetrin për shkak të çrregullimeve që kanë? Burgjet, azilet i ke shndërruar në qendra vrasjesh, vetëvrasjesh. Ky është narkoshteti, kjo është narkodiktatura. Zotimi ynë është: përmbysja e këtij regjimi! Dyfishimi i rrogave, pensioneve.
A nuk është nxitje për largim nga Shqipëria, ku 18% e nënave nuk u japin më shumë se një apo dy vakte në ditë fëmijëve të tyre? Kurse ti shëtit, shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë me avion taksi. Blen instalacione 4 mln euro, sikur të ishte sheik i Emirateve. Ministrat e tu drekojnë dhe darkojnë në restorantet më të shtrenjta të vendeve më të shtrenjta.
A nuk është nxitje për largim nga Shqipëria, ku njerëzit me pensionet më të ulëta në Europë, me rrogat më të ulëta në Europë shkojnë në dyqane dhe gjejnë aty çmime 10 gjer 250% më të larta se në vendet e BE. I pamëshirë, i pamëshirë noton në parajsën që ke krijuar me krimin ti dhe ministrat e tu, kurse shqiptarët numërojnë kafshatën, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.
Edi Rama, a nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur ti kryen krime të hapura kundër njerëzimit me qendrimin shtetëror kriminal ndaj të sëmurëve me sëmundje të rënda. Ata duan ilaçe, të shpëtojnë jetën e tyre. Ata nuk duan t’ia dinë për dhjamin e barkut tënd. Ata duan të mjekohen, ata nuk kanë punë me ndërhyrjet personale të trupit tënd. Ata duan kujdesin që meritojnë, dhe jo mashtrimin e përditshëm, jo vjedhjen që iu bën me zyrtarët e tu.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se pas skandalit ndërkombëtar të mbetjeve toksike, kryeminist...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur në nisje të fjalës së tij protestuesit...
Vullnet Sinaj TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thi...
Edi Rama TIRANA- Vjeshta do të nisë me mbledhje në Dajt për kabinetin qeveritar. Mësohet se më 1 Shtator, kryeministri E...
Foto ilustruese HIMARA- Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh n&e...
Foto nga inagurimi TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare &...
Vullnet Sinaj TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren edhe Mandatet për të ...
Vullnet Sinaj TIRANË- Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga Kongresi i Partisë Socialiste i...
Klevis Balliu TIRANË- Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integr...
Belind Këllici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të...