Politike

"Me vëllain tim në Tiranë", Alex Soros publikon foton i përqafuar nga Rama: Përfundimi i verës është bërë traditë...

Soros ka shkruar në përshkrimin e fotos se mbyllja e verës në Shqipëri është bërë traditë teksa nuk nguron ta konsiderojë Ramën si "vëlla", duke konfirmuar afërsinë mes tyre.

30 Gusht 2024, 09:58 Nga M.B
"Me vëllain tim në Tiranë", Alex Soros publikon foton i
Alex Soros dhe Edi Rama

TIRANA- Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros, ka vizituar sërish Shqipërinë, duke takuar kryeministrin Edi Rama. Këtë e ka bërë me dije vetë Alex Soros i cili ka postuar një foto në rrjetet sicale ku shihet i përqafuar nga Rama. 

Soros ka shkruar në përshkrimin e fotos se mbyllja e verës në Shqipëri është bërë traditë teksa nuk nguron ta konsiderojë Ramën si "vëlla", duke konfirmuar afërsinë mes tyre.

“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.

Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

alex soros ne shqiperi

Sondazh

Poll