Politike

Forumi GLOBSEC/ Rama niset drejt Pragës, pritet të lobojë për integrimin e Shqipërisë në BE

Në vjeshtë vendi ynë pritet që të mbahet konferenca së dytë ndërqeveritare.

30 Gusht 2024, 11:10 Nga I.A
Forumi GLOBSEC/ Rama niset drejt Pragës, pritet të lobojë
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama pritet që të udhëtojë drejt Pragës ditën e sotme për të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC. GLOBSEC është forumet më të mëdha të sigurisë në botë. 

Në takimin me liderët europianë kryeministri Edi Rama do të diskutojë e lobojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në vjeshtë vendi ynë pritet që të mbahet konferenca së dytë ndërqeveritare.

Forumi GLOBSEC do të mbahet për herë të parë në Çeki nga 30 gusht deri më 1 shtator. Dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen me fokus tek rivalitetit i Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.

be forumi globsec

Sondazh

Poll